
Një 23-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës pasi dyshohet se ka vjedhur një çek me vlerë 10 mijë euro në kompaninë ku punonte.
Në kërkim janë shpallur dy bashkëpunëtorë të tij, K. L., 24 vjeç dhe A. L., 24 vjeç, të dy banues në Shkodër.
I riu me inicialet L.SH, banues në Tiranë, u denoncua në polici nga pronari i kompanisë.
Dyshohet se 23-vjeçari ka vjedhur duke shpërdoruar detyrën, në subjektin ku ishte punësuar si kasier, një çek me vlerën 10 mijë euro, të cilin më pas ua ka dhënë 2 shtetasve që janë shpallur në kërkim.
Lini një Përgjigje