
Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në hyrje të qytetit të Vlorës.
Një automjet tip BMW me targa të huaja që vinte me shpejtësi nga Vlora në drejtim të Fierit është përplasur me shtyllën e ndriçimit më pas ka dalë nga rruga duke përfunduar në krahun tjetër të korsisë.
Për pasojë ka mbetur i plagosur një person, i cili është dërguar në spital.
Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes për të sqaruar shkaqet e aksidentit.
Lini një Përgjigje