TAGS-AT E JAVËS

Kronike11 Mars 2024, 10:17

Marrin kthesë hetimet për vrasjen e Pëllumb Metës, në armën e krimit gjenden gjurmët e djalit të vogël

Shkruar nga Pamfleti

Marrin kthesë hetimet për vrasjen e Pëllumb Metës, në

Zbulohen detaje të reja nga krimi që tronditi vendin ku tre fëmijët vranë dhe groposën të atin Pëllumb Meta, në Durrës. 

Mësohet se sot kanë dalë rezultatet e analizave nga laboratori i kriminalistikës, në lidhje me gjurmët e gjetura në armën e zjarrit me të cilën u qëllua 50-vjeçari.

Bëhet me dije se në pistoletë janë gjetur gjurmë të vëllait të vogël, Amarildo Meta. Policia i ka dërguar në poligon tre fëmijët për të parë nëse dinin të qëllonin. Vëllai i madh Hysen Meta ka refuzuar të qëllojë duke thënë se nuk kishte fare dijeni se si mund të përdorej arma.

Ngjarja e rëndë ndodhi në Shënvlash të Durrësit më 10 shkurt, por u zbulua disa ditë më pas, pasi fëmijët denoncuan në polici, se i ati i tyre ishte zhdukur. Pas vrasjes, tre fëmijët së bashku me nënën e tyre groposën trupin e 50-vjeçarit në kasollen pranë banesës.

 

Lini një Përgjigje