TAGS-AT E JAVËS

Kronike11 Mars 2024, 10:57

Ruben Saraiva kërkoi lirinë, gjykata lë në burg vrasësin e Ardian Nikulaj

Shkruar nga Pamfleti

Ruben Saraiva kërkoi lirinë, gjykata lë në burg

Portugezi Ruben Saraiva do të qëndrojë në burg duke pritur datën 20 mars, për të parë vendimin e Gjykatës se çfarë do të ndodhë me masën e sigurisë përfundimtare ndaj tij.

Saraiva ka kërkuar pafajësinë për çështjen me të cilën akuzohet, ku ka dalë sot para gjykatës së Lezhës. Avokati i tij Agim Cakrani, ka sqaruar se ka marrë në dispozicion të gjithë dokumentet për të parë se çfarë ka gjetur Prokuroria.

“Kishim kërkuar gjykatës të rishikoninim masën e sigurimit, prokuroria dhe gjykata çdo 2 muaj duhet të bëjë një verifikim të masës së sigurimit. Ne u njohëm me aktet e prokurorisë. Kemi caktuar datën 20 mars për të dhënë shpejgimet tona për masën e sigurimit. Ne kërkojmë zëvendësimin e masës së sigurimit, në një masë tjetër më të butë. Ai është person nën hetim, nuk e ka marrë statusin e të pandehurit. Jemi në fazën hetimore. Do të njihemi me aktet. Sot, prokuroria ka sjellë fashikullin. Ne nuk e dimë se çfarë prokuroria pretendon, akoma nuk e kemi lexuar. Prokuroria akoma nuk ka prova që e implikon zotërinë, thjesht ka dyshimet e saj. Në rast të kundërt do të ishte në gjykim dhe jo nën hetim. Ai vazhdon të mohojë akuzat për përfshirjen e tij në vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj”, tha avokati.

Saraiva akuzohet për vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj në Lezhë, i cili u ekstradua në Shqipëri më 31-dhjetor të vitit 2023, pas vendimit të Gjykatës së Marokut e cila pranoi kërkesën e autoriteteve shqiptare.

 

Lini një Përgjigje