
39-vjeçari shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi posedonte me qëllim tregtimi lëndën narkotike të llojit kokainë.
Nga operacioni i policisë së Milanos u sekuestruan 7.7 kg kokainë në makinë, gjithashtu 670 kg heroinë në bodrum.
Nga kontrolli, policia zbuloi se personi i lartpërmendur kishte një tufë me çelësa pronësie dhe dryna për të cilat 39-vjeçari jepte përgjigje të paqarta dhe evazive me qëllim evidentimin e kontrollit.
Oficerët e policisë verifikuan se si njëri nga çelësat hapi derën metalike e cila të çonte në dhomën e bodrumit të vendosur në ‘Via Delle Rose’.
Po ashtu mësohet se u sekuestruan një prese hidraulike, një blender, një makinë vakum, katër peshore dhe material paketimi, që shpërbenin për ambalazhimin e drogës.
Lini një Përgjigje