TAGS-AT E JAVËS

Kronike11 Mars 2024, 11:24

Furnizonin me armë grupet kriminale, lihen në burg dy të rinjtë në Durrës

Shkruar nga Pamfleti

Furnizonin me armë grupet kriminale, lihen në burg dy të

Gjykata e Durrësit ka vendosur “arrest në burg” për Hekuran Troplinin dhe Emiliano Pashon, të cilët u arrestuan dy ditë më parë në fshatin Shkallnur pasi iu gjetnë një arsenal armësh dhe municionesh.

Një pjesë e armëve ishin fshehur në një ndërtesë ende të papërfunduar ndërsa pas kontrolleve, u gjetën armë dhe municione edhe në disa vende të tjera. Arrestimi i dy të rinjve u bë pas një blerjeje të simuluar me një agjent të policisë.

Ata u kapën në flagrancë pasi lanë vendin e takimit.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 4 kallashnikovë me 20 krehra, qindra fishekë luftarake, 1 motomjet që shërbente për të lëvizur si dhe transportuar armët e municionin deri tek blerësit.

Gjithashtu policia ka nisur edhe një hetim për të zbuluar të tjerë që kanë blerë armë tek dy të rinjtë e arrestuar.

 

Lini një Përgjigje