TAGS-AT E JAVËS

Kronike11 Mars 2024, 11:10

 “Magazina” me kallashnikov dhe mijëra fishekë, baza e armëve në Sukth dyshohet se i përket “Rrumit” të Shijakut

Shkruar nga Pamfleti
 “Magazina” me kallashnikov dhe mijëra fishekë, baza
'Rrumi' Shijakut

Detaje të reja janë zbardhur nga baza e armatimeve që u zbulua sot në Sukth të Durrësit.

Kjo bazë dyshohet se i përket grupit kriminal të Aleksandër Lahos alias Pëllumb Muharremit, i njohur si ‘Rrumi’ i Shijakut.

Ky i fundit është përfshirë në disa ngjarje.

Nga hetimet ka rezultuar se dy bazat kriminale të zbuluara ditët e fundit në Durrës kanë lidhje me njëra-tjetrën.

Pasi dolën të dhëna dhe indicie nga hetimi i parë u arrit në zbulimin e bazës në banesën e Sukthit.

Dy ditë më parë dy persona u arrestuan në Durrës, pasi u zbulua se mbanin një sasi armatimi të fshehtë dhe ua shisnin grupeve kriminale.

Gjatë operacionit policor i koduar “Hills” u arrestuan duke shitur armë zjarri në fshatin Shkallnur, 20-vjeçari Hekuran Troplini dhe 19-vjeçari Emiljano Pasho të dy banues nga ky fshat.

Nga hetimet dyshohet se të dy të rinjtë, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, gjatë muajve të fundit, kanë shitur sasi armatimi dhe municioni luftarak.

Gjatë operacionit u sekuestruan 4 armë zjarri kallashnikovë me 20 krehra, qindra fishekë luftarak, 1  motomjet që shërbente për të lëvizur dhe transportuar armët e municionin, me qëllim shitjen,  63 700 lekë dhe një sasi lënde narkotike e dyshuar cannabis sativa.

 

baza e armëve në sukth aleksandër laho

Lini një Përgjigje