
Grupi i trafikuesve të lëndës narkotikë kokainë që u godit nga SPAK dyshohet se në periudhën maj-qershor, kanë përpunuar kokainë edhe në Pogradec.
Nga hetimet ka rezultuar se Artjon Çaushllari ka kryer lëvizje të dyshimta më një shtetas të Amerikës latine. Ky dyshohet se kanë ekstraktuar kokainën për llogari të grupeve të tjera
Prokuroria e Posaçme, e cila ka kryer për gati 1 vit përgjime dhe vëzhgime ambientale po dyshon se grupi i trafikut të drogës i zbuluar muajin e shkuar në Tiranë e Durrës kishte dhe një bazë në Pogradec. Burimet bëjnë më dijë se hetuesit kanë zbuluar një lëvizje të dyshimet të shtetasit nën hetim Artion Çaushllari bashkë më një person tjetër në datën 1 dhe 2 maj të këtij viti. Bashkë më ta në shkresa thuhet se ka qenë edhe një tjetër person i paidentifikuar më origjinë nga të Amerika Latine.
Udhëtimi i tyre ka qenë në fshatin Buçimas ku SPAK dyshon se mund të kenë ekstraktuar një sasi të pa përcaktuar kokainë për llogari të grupeve të tjera.
Po ashtu SPAK thotë së edhe më datën 5 Maj të këtij vitit, Artjon Çaushllari ka marrë në makinën shtetasin e Amerikës Latine, ku janë nisur në Pogradec.
Nga vëzhgimi i kryer rezulton se sapo kanë mbërritur ata kanë lëvizur me një tjetër mjet. Si person me lidhje me shtetas të huaj, SPAK thotë se ishte Artjon Çaushallari dhe më pas ky i fundit në bashkëpunim të ngushtë më Aldi Zonjën dhe personat e tjerë që kanë bërë të mundur funksionimin e grupit më qëllim sjelljen e drogës në vendin tonë. /Ora News
Lini një Përgjigje