TAGS-AT E JAVËS

Kronike13 Dhjetor 2024, 15:27

Pjesë e Policisë së Burgjeve, publikohet fotoja e 21-vjeçarit që humbi jetën në aksidentin tragjik në Koplik

Shkruar nga Pamfleti

Pjesë e Policisë së Burgjeve, publikohet fotoja e

Është publikuar fotoja e 21-vjeçarit Gjeto Gjonaj, nga fshati Reç i Malësisë së Madhe, i cili humbi jetën në një aksident tragjik të regjistruar mbrëmjen e djeshme.

Aksidenti ndodhi rreth orës 20:30 në aksin rrugor Koplik – Dedaj. Gjeto Gjonaj humbi kontrollin e automjetit të tij dhe për pasojë makina doli nga rruga, ku i riu mbeti i plagosur rëndë. Sipas burimeve zyrtare, ai ndërroi jetë rrugës për në spital.

21-vjeçari ishte pjesë e stafit të Policisë së Burgjeve dhe këtë gjë e ka bërë me dije vetë Drejtoria e Burgjeve përmes një postimi në rrjetet sociale, ku i shpreh ngushëllime dhe mbështetje familjes së të ndjerit.

“Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve dhe stafi i saj shprehin ngushëllimet më të thella për humbjen e Gjeto Gjonaj, një djalë i ri dhe i talentuar, pjesë e strukturës së Policisë së Burgjeve.

Gjeto, i cili kishte ëndrrat e tij të mëdha për të shërbyer në sistemin e drejtësisë, ndërroi jetë në një moshë shumë të re, duke lënë pas një dhimbje të madhe tek familja dhe të afërmit e tij.
Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, së bashku me stafin, janë pranë familjes Gjonaj në këtë moment të vështirë, duke shprehur solidaritetin dhe mbështetjen e tyre për këtë humbje të pazëvendësueshme.

Gjeto do të mbetet gjithmonë në zemrat tona si një simbol i përkushtimit dhe shpresës për një të ardhme më të drejtë. Do të kujtohemi gjithmonë për pasionin dhe dedikimin tënd. Lamtumirë Gjet!”, thuhet në njoftimin e Drejtorisë së Burgjeve.

 

Lini një Përgjigje