TAGS-AT E JAVËS

Kronike12 Dhjetor 2024, 21:45

Humbi kontrollin e mjetit dhe doli nga rruga, ndërron jetë 21-vjeçari në Koplik!

Shkruar nga Pamfleti
Humbi kontrollin e mjetit dhe doli nga rruga, ndërron jetë
Foto ilustruese

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen është regjistruar në aksin rrugor “Koplik-Dedaj”. Mësohet se një 21-vjeçar, ka humbur jetën mbrëmjen e ditës së sotme, pasi humbi kontrollin e mjetit dhe doli nga rruga.

21-vjeçari mësohet se është marrë nga ambulanca, por nuk i ka mbijetuar dot plagëve të marrë dhe ka ndërrua jetë rrugës për në spital.

Ndërkohë që nga ana tjetër, policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

“Rreth orës 20:30, në aksin rrugor “Koplik-Dedaj” shtetasi Gj. Gj., 21 vjeç, banues në fshatin Reç, duke drejtuar automjetin e tij, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Si pasojë shtetasi Gj.Gj., ka ndërruar jetë, gjatë rrugës për në spital. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, thuhet në njoftimin e policisë.

Lini një Përgjigje