TAGS-AT E JAVËS

Kronike12 Dhjetor 2024, 15:03

Klemend Balili do vuajë dënimin me 10 vite burg, Gjykata e Lartë refuzon ankimin e “Eskobarit të Ballkanit”

Shkruar nga Pamfleti

Klemend Balili do vuajë dënimin me 10 vite burg, Gjykata e Lartë

Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e Klemend Balilit, i cili ankimoi dënimin me 10 vite burg.

Treshja gjykuese Ilir Panda, Medi Bici dhe Sandër Simoni nuk e morën parasysh rekursin e Balilit, i njohur ndryshe si “Eskobari i Ballkanit”.

Ky i fundit u dënua në 17 tetor 2019 perfundimisht me 10 vite burg, për kryerjen e veprave penale “trafikim i lëndëve narkotike në bashkëpunim”, “pjesëmarrje në grupin e strukturuar kriminal”, “refuzim për deklarim, mosdeklarim, fshehje ose deklarim i rremë i pasurive i nëpunësve civilë” dhe “pastrim të parave”.

Në bashkim të të gjitha dënimeve, ai u dënua me 15 vjet burg, por për shkak të gjykimit të shkurtuar Balili përfitoi ulje të 1/3 të dënimit, duke e dënuar përfundimisht me 10 vjet. Vendimi u la në fuqi nga Apeli.

Operacioni për goditjen e grupit të Balilit u zhvillua në muajin maj të vitit 2016, operacion qe u shtri në Greqi dhe Belgjikë. Në atë kohë Balili i shpëtoi arrestimit, por u vetëdorëzua pas tre vitesh arrati.

Lini një Përgjigje