Mario Përlleshaj autori i dyshuar për i vrasjes së Martin Canit ka mohuar të ketë pasur thikë me vete gjatë ditës së sherrit pranë shkollës “Fan Noli”.
Në dëshminë 8-orëshe të dhënë në Prokurorinë e Tiranës ka deklaruar se thikën iu ka marrë palës tjetër që ishin në konflikt.
Këtë dëshmi e ka dhënë para oficerëve dhe psikologut me datën 30 Nëntor. Sipas të dhënave, Mario Përlleshaj është ballafaquar dhe me disa shokë të tij që ishin të përfshirë në konflikt.
Dëshmia e tij po analizohet edhe me dëshmi të marra nga të miturit e tjerë të përfshirë në sherr, e po ashtu edhe me prova materiale të gjetura në vendin e ngjarjes.
Kjo dëshmi e tij nga ana e hetuesve po merret me rezerva pasi dhe gjatë këqyrjes në çantën e autorit është gjetur një thikë.
Martin Cani mbeti viktimë e një sherri mes të miturish pas mbarimit të mësimit nw shkollwn 'Fan Noli' në kryeqytet' për sherre banale që mund ta kenë zanafillën edhe në rrjetet sociale.
Ai u godit me thikë gjatë përleshjes nga bashkëmoshatari i tij, ndërsa shoku i tij po 14 vjeç mbeti i plagosur dhe tashmë është dërguar për trajtim të specializuar në Itali, ndihmuar nga shqiptarët që mblodhën mbi 80 mijë euro për kurimin.
Autori i dyshuar, i cili gjatë sherrit u vetëplagos me thikë në parakrah ndodhet në institutin e të miturve në Kavajë, në masën “Arrest në burg”, të cilën e ka animuar në Apel me pretendimin se vrasja ndodhi për vetëmbrojtje.
Lini një Përgjigje