TAGS-AT E JAVËS

Kronike13 Dhjetor 2024, 10:10

Ankimoi masën arrest me burg, GJKKO rrëzon kërkesën e Suel Çelës

Shkruar nga Pamfleti

Ankimoi masën arrest me burg, GJKKO rrëzon kërkesën e Suel

GJKKO ka rrëzuar kërkesën e Suel Çelës për heqjen e masës së parë të sigurisë “arrest në burg”, të caktuar ndaj tij në maj të vitit 2022, pas operacionit “Plumbi i Artë”.

Për Çelën është në fuqi edhe një masë e dytë sigurie ku ai akuzohet si drejtues i një organizate kriminale

Çela, i njohur ndryshe si Marjus Lula u shpall në kërkim pas dëshmisë së Nuredin Dumanit. Sipas SPAK ai porositi vrasjen e biznesmenit Lulzim Masha pranë Liqenit Artificial, vrasje që nuk u realizua.

Po ashtu përgjimet e Sky Ecc zbuluan se ai dyshohet se ka porositur edhe vrasjen e Elton Kilës dhe Ardjan Çapjas.

Në kuadër të këtyre hetimeve, dy javë më parë GJKKO i caktoi masën e sigurisë “arrest në burg”, si kreu i një organizate kriminale, ku akuzohet për krime të shumta, përfshirë dhe trafikun e kokainës nga Amerika Latine.

suel cela plumbi i arte

Lini një Përgjigje