TAGS-AT E JAVËS

Kronike13 Dhjetor 2024, 08:04

I doli emri në dosje, Artan Hoxha sulmon SPAK: Pse i fsheh bisedat mes kryeministrit Rama dhe Suel Çelës

Shkruar nga Pamfleti
I doli emri në dosje, Artan Hoxha sulmon SPAK: Pse i fsheh bisedat mes
Hoxha, Çela dhe Rama

Gazetari Artan Hoxha ka akuzuar SPAK se po fsheh bisedat mes kryeministrit Edi Rama dhe eksponentit të krimit të organizuar në Elbasan, Suel Çela.

Sipas Hoxhës, Edi Rama dhe Suel Çela kanë komunikime të shumta mes tyre, që nga incidenti i ndodhur Ditën e Verës në Elbasan ku u dhunuan mbështetësit e PD dhe deri te zgjedhjet 2021 të cilat u morën nga bandat për llogari të kryeministrit.

'Nuk ishin marrë me pushtetarët, por kishin futur sa më shumë emra gazetarësh që t’i kompleksojnë të gjithë. S’do kesh më materiale që të dalin nga SKY për politikanët dhe pushtetarët. Ajo që më bënë mua dhe Qynos për këtë punë u bë.

Çfarë ndodh tani. Unë personalisht kisha marrë herë njërën palë dhe herë palën tjetër. Nëse ato do të merren në kompleks të gjitha do të shohësh që unë jam aty duke pasqyruar ngjarjet dhe e kam nxjerrë Elbasanin në atë kohë në qendër të të gjithë vëmendjes mediatike për shkak të ngjarjeve që po ndodhnin. Dhe aty ka patur grupe që nuk i njihte njeri fare. Nuk i njihte njeri fare Çopjat. Aty po ndodhnin vrasjet një nga një dhe askush nuk po i binte mbrapa dhe aty nuk ndërhyhej nga shteti dhe nuk ndërhyhej sepse po i përdorte shteti për fushatë.

Në atë narrativë që është krijuar krijohet ideja që ne i kemi bërë një komplot kryeministrit. Ne kemi dashur të cënojmë imazhin e një grupi që është grupi historik i Elbasanit për 25 vjet, po i ngrejmë imazhin e këtij grupit tjetër që është më pushtetin dhe ndërkohë po i bëjmë një komplot kryeministrit.

Po kjo bisedë është në shkurt të 2020  dhe zgjedhjet janë bërë në prill të 2021, tani ke raportuar pas zgjedhjeve që në Elbasan ndodhi intendenti i Ditës së Verës, ne e pamë aty se kush e priti kryeministrin, ishin radhë aty dhe njëri është i vrarë aty ishte edhe Suel Çela. Ishin aty. Po pse duhet të dilnin? E kanë aty po pse se nxjerrin e kanë aty.', tha Hoxha.

 

suel çela edi rama artan hoxha

Lini një Përgjigje