
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në një shkollë të mesme në fshatin Cakran të Fierit.
Gjatë një konflikti mes dy adoleshentëve, njëri prej tyre ka goditur me thikë bashkëmoshatarin e tij.
Mësohet se të dy ishin nxënës të kësaj shkolle.
Bëhet me dije se i plagosuri u transportua ne Spitalin e Fierit dhe fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.
“Rreth orës 08:30 në ambientet e shkollës së mesme Cakran, gjatë një konflikti të çastit mes dy nxënësve, njëri prej tyre shtetasi, B. D.,17 vjeç, ka goditur me mjet prerës në krah bashkëmoshatarin shtetasin Y. Xh, të (dy nxënës të kësaj shkolle).
Shtetasi Y. Xh., u transportua në spitalin Rajonal Fier, për ndihmë mjeksore, jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë shërbimet e Policisë kanë kapur dhe shoqëruar, në Komisariat për veprime të mëtejshme shtetasin B. D, si dhe kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale mjetin prerës (thikë).
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”, njofton policia.
Kujtojmë se pak kohë më parë, sherri mes disa adoleshentëve në shkollën Fan Noli në kryeqytet, rezultoi fatal me vdekjen e 14-vjeçarit Martin Cani.
Lini një Përgjigje