Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën e SPAK dhe ka pushuar çështjen për Arsen Preçin dhe Arben Spahiun, dy miqtë e Erjon Alibej.
GJKKO vendosi pushimin e çështjes për këta dy persona, duke pranuar kërkesën e prokurorit Behar Dibra.
Ky i fundit kërkoi pushim, me argumentin se Spahiu dhe Preçi nuk kanë kryer veprën penale për të cilën janë dyshuar dhe hetuar, por e kanë kryer te tjerë persona, që po hetohet për ti identifikuar.
Spahiu dhe Preçi u arrestuan në muajin shkurt të vitit 2023 në qytetin e Elbasanit, pasi policia kishte dyshime se ata do të kryenin një vrasje me pagesë.
Në atë kohë, punonjësit e pastrimit gjetën një amrë zjarri pistoletë në lagjen “Emin Matraxhiu”, ndërsa prokuroria zbuloi një makine “BMW X6” të vjedhur, në brendësi të së cilës u gjetën 3 automatikë, një pistolë dhe dy bidona me benzinë.
Arben Spahiu dhe Arsen Preçi u arrestuan në dyshimin se do të vrisnin Elton Kilën, i njohur ndyshe si Oti i Elbasanit.

Lini një Përgjigje