TAGS-AT E JAVËS

Kronike13 Dhjetor 2024, 13:32

Dyshohet se vrau shokun në Durrës, flet Majlind Habibi: Jam i pafajshëm, e pranova krimin pasi më dhunuan!

Shkruar nga Pamfleti

Dyshohet se vrau shokun në Durrës, flet Majlind Habibi: Jam i

Autori i dyshuar i i varsjes së 32-vjeçarit Branko Shkoza në Durrës, ka dëshmuar ditën e sotme para togave të zeza.

“Jam i pafajshëm e kam pranuar kot, jam hallexhi”, ka deklaruar Majlind Habibi.

35-vjeçari, i cili u njoh me masën e sigurisë “arrest me burg”, deklaroi në Gjykatën e Durrësit se e ka pranuar krimin për shkak se e kanë dhunuar.

Autori i dyshuar u shpreh se është familjar, duke shtuar se gruaja e tij është shtatzënë dhe se ka një djalë 4-vjeç.

Majlind Habibi është shprehur se “më ka ikur nusja me djalin nga frika”.

“Me datë 27 kam qenë pushim dhe e kam takuar, se nuk vinte te lokali lagjes. Jam familjar, jam i pafajshëm e kam pranuar kot jam hallexhi. Kam djalin 4 vjeç dhe gruan shtatzënë zonja gjyqtare. Më kanë ushtruar dhunë dhe e kam pranuar krimin. Më ka ikur nusja me djalin nga frika”, dëshmoi ai para togave të zeza.

majlind habibi

Lini një Përgjigje