
Gjykata e Vlorës ka ndryshuar masën e sigurisë për 14-vjeçarin i cili u kap me armë dhe një sasi municionesh luftarake. Në seancën e sotme, Gjykata ka lehtësuar masën e sigurisë duke e ndryshuar nga “arrest me burg” në “detyrim paraqitje”.
Sipas avokates së 14-vjeçarit, gjykata e ka marrë këtë vendim mbi bazën e ligjit për të mitur ku 14-vjecari konsiderohet në moshë fare të vogël për të mbajtur përgjegjësi penale.
“Sapo përfunduam seancën gjyqësore për vlerësimi dhe caktimin e masës së sigurisë për të miturin në konflikt me ligjin. Gjykata u bazua tek kodi i drejtësisë penale për sa i takon masës së sigurimit nga ‘arrest me burg’ në ‘detyrim paraqitje’. Nuk mund të paragjykojmë punën e Prokurorisë dhe hetimet derisa Gjykata të japë një vendim përfundimtar. Mendojmë që vendimi i dhënë sot është një vendim i drejtë”, tha avokatja e të miturit.
Bardhosh Tozaj babai i 14-vjecarit pas përfundimit të seancës gjyqësore falenderon institucionet për bashkëpunimin për parandalimin e një ngjarje kriminale. Tozaj i bën thirrje prindërve të bëjnë kujdes dhe kur dyshojnë diçka tek fëmijët e tyre ta denoncojnë.
“Jam i tronditur edhe pse të tjerët e kanë marrë si lojë, mund të ndodhte një tragjedi. Falenderoj të gjitha organet për bashkëpunimin që arritën deri në këtë pikë. Kam një mesazh për të gjithë prindërit që tu rrinë afër fëmijëve, të komunikojnë dhe bashkëpunojnë me institucionet mësimore dhe policinë”, u shpreh babai i 14-vjeçarit.
Seanca gjyqësore është zhvilluar në prani të të miturit dhe psikologut. 14-vjeçari në seancë ka treguar se pistoletën e ka gjetur në një godinë të braktisur dhe e ka mbajtur dhe disa shokë kanë bërë video në mal për Tik Tok. Gjatë seancës, ia thotë se thotë për ngjarjen është ndjerë i penduar.
Lini një Përgjigje