TAGS-AT E JAVËS

Kronike14 Dhjetor 2024, 11:19

Trafiku i armëve Kosovë-Shqipëri, lihen në burg 5 të arrestuarit; ndahet dosja për djalin e "Adi Sybardhit"

Shkruar nga Pamfleti

Trafiku i armëve Kosovë-Shqipëri, lihen në burg 5 të

Gjykata e Tiranës ka lënë në burg 5 personat e arrestuar për trafik armësh Kosovë-Shqipëri.

Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë "arrest me burg" për 5 të arrestuarit për trafik armësh Kosovë-Shqipëri.

Ndërsa për Euxhenio Manushin, djalin e muzikantit Adi Sybardhi, i cili u arrestua për trafik kokaine, seanca pritet të mbahet ditën e nesërme. Euxhenio Manushi u kap disa ditë më parë me 1 kg kokainë në Tiranë.

Të arrestuarit Endri Papa, Aurel Manreka, Gersi Llozha, Kleu Mucalliu dhe Tonin Shkanmi, gjatë seancës kanë pretenduar që nuk janë përfshirë në trafikun e armëve, pasi sipas tyre nuk kanë pasur dijeni për aktivitetin e Valter Osmanit, kreun e grupit të arrestuar në Kosovë.

Nëpërmjet avokatëve, ata pretenduan se e vetmja akuzë që mund të qëndrojë në këtë rast për ta është ajo e prodhimit dhe shitjes së armëve.

Grupi kriminal i trafikut të armëve u shkatërrua gjatë një operacioni të përbashkët me kontrolle në Tiranë, Prishtinë dhe Ferizaj. Deri më tani janë ndaluar nga policia 24 persona, në Shqipëri dhe Kosovë. Policia ka sekueestruar 22 armë zjarri ‘Zoraki’, një armë zjarri Ak 47, një granatë dore dhe 470 fishekë të llojeve të ndryshme. Gjithashtu u janë kapur edhe 3 automjete dhe shuma të konsiderueshme parash e 10 aparate celulare.

Mësohet se armët i merrnin nga Turqia dhe modifikoheshin në Kosovë, ndërsa pjesa tjetër merrej nga Serbia. Transporti i tyre bëhej me autobusë dhe automjete të vogla, ndërsa secila nga armët shiteshin nga 800 deri në 1 mijë euro.

Lini një Përgjigje