
Policia ka arrestuar 17-vjeçarin i cili plagosi me thikë ditën e djeshme bashkëmoshatarin e tij në Fier.
Ngjarja ndodhi të premten në shkollën e mesme “Mustafa Hoxha” në Cakran të Fierit, përfundoi deri në përdorimin e thikës.
Autori i dyshuar u arrestuar për veprën penale “Vrasje me dashje”, e mbetur në tentativë. Sipas policisë, konflikti mes të miturve ka nisur pasi i plagosuri ka akuzuar autorin se shpërndante në rrjetet sociale fotografitë e tij.
17-vjeçari i plagosur ndodhet aktualisht në spital për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën. Mjeti prerës (thikë), u sekuestrua nga policia në cilësinë e provës materiale.
Lini një Përgjigje