
Një ngjarje rëndë ka ndodhur këtë pasdite në Tiranë. Një i ri ka tentuar të vrasë veten duke u vetëvarur me litar, por familjarët e tij kanë arritur të ndërhyjnë në kohë dhe e kanë ndalur. Por 29-vjeçari ka arritur të largohet dhe është hedhur më pas nga çatia e katit të dytë të banesës.
Ai fatmirësisht edhe këtë herë ka mbijetuar, por ka marrë dëmtime të shumta dhe ndodhet në spital.
“Më datë 13.04.2023, rreth orës 16:05, shtetasi H. L., 29 vjeç, në banesën e tij, në Qytet Studenti, dyshohet se ka tentuar të vetëvaret me litar por e kanë ndaluar familjarët. Më pas ka hipur në katin e dytë të çatisë dhe është hedhur nga lartësia. Si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.
Lini një Përgjigje