TAGS-AT E JAVËS

Kronike13 Prill 2023, 16:07

Kërcënuan biznesmenin të tërhiqej nga tenderi, lihen në burg 2 prej të arrestuarve

Shkruar nga Pamfleti

Kërcënuan biznesmenin të tërhiqej nga tenderi, lihen në

Gjykata e Elbasanit ka lënë në burg 2 nga 3 të arrestuarit që dyshohet se kërcënuan biznesmenin Eraldo Myftaraj që të tërhiqej nga tenderi.

Algert Alcani, 27 vjeç, Edmir Boci, 37 vjeç, dhe Shaqir Alcani, 62 vjeç dolën para gjykatës dhe prokurori kërkoi masë sigurie “arrest me burg” për ta, gjë që u pranua nga gjykata për dy të parët. Ndërsa 621-vjeçari u la në arresth shtëpie.  

Këta shtetas u arrestuan gjatë kësaj jave pasi u denoncuan nga biznesmeni Eraldo Myftaraj se e kishin kërcënuar me jetë atë dhe të familjarët e tij që firma e tyre të tërhiqej nga një tender publik për lëndë drusore me vlerën e 1 milion eurove. Sipas prokurorit, Shaqir dhe Algert Alcani, babë e bir, janë personat të cilët kishin pajtuar dy persona të tjerë për të kërcënuar biznesmenin Erald Myftaraj që të tërhiqej nga një tender publik që e kishte fituar nga Bashkia e Tiranës.

Personat, të cilët janë paguar nga babë e bir, Algert dhe Shaqir Alcani, janë persona me rekorde kriminale dhe me origjinë nga Lezha dhe Burreli. Sipas hetimeve, të akuzuarit i kishin vendosur pistoletën në kokë administratorit Erald Myftaraj për t’u tërhequr nga tenderi si dhe e kishin kërcënuar edhe me jetën e djalit.

Prokuroria e Rrethit Gjyqësor të Elbasanit ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale automjetin e përdorur nga autorët dhe 8 aparate celularë.

kercenime tenderi elbasan

Lini një Përgjigje