TAGS-AT E JAVËS

Kronike13 Prill 2023, 12:15

U kap me 9 kg heroinë të ndara në pako, arrestohet 27-vjeçarja shqiptare në Greqi

Shkruar nga Pamfleti

U kap me 9 kg heroinë të ndara në pako, arrestohet

Një 27 vjeçare shqiptare ka rënë në prangat e policisë greke, pasi është kapur me rreth 9 kilogram lëndë narkotike heroinë.

Mediat vendase shkruajnë se shqiptarja është arrestuar në Ampelokipi të Selanikut.

Edhe pse nuk kanë bërë me dije identitetin, dyshohet se shqiptarja është anëtare e një rrjeti të organizuar droge.

Ashtu siç raportojnë mediat e huaja, punonjësit e policisë së Departamentit të Çështjeve të Përgjithshme të Prokurorisë së Narkotikëve të Selanikut, sekuestruan 18 pako me gjithsej 8 kilogramë e 561 gramë heroinë.

Sipas policisë, roli i të arrestuarës në aksionin e unazës ka qenë ai i marrjes, ruajtjes dhe trafikimit të mëtejshëm të drogës.

greqi arrestohet 27-vjeçarja shqiptarja në greqi

Lini një Përgjigje