Emiljano Tasho (Nina), kushëriri i Ervis Martinaj është arrestuar nga policia një ditë më parë më Rrugën e Barrikadave për llogari të Komisariatit nr. 2 në Tiranë. Nina ai ishte shpallur në kërkim rreth një javë më parë pasi i kishte marr një personi makinën dhe nuk ia kishte kthyer dhe akuzohet për mashtrim. Është person me precedentë të theksuar kriminal të mëparshëm.
Efektivët e forcave ‘Shqiponja’ i kanë bërë shenjë ndalimi drejtuesit të mjetit, i cili ka hapur krahun. Më pas, sipas procedurave të zakonshme ka nisur kontrolli. Drejtuesi i mjetit, Erison Lami ka rezultuar i ‘pastër’, ndërsa kushëriri i Martinajt kërkohej nga komisariati i policisë numër dy. Ai është shoqëruar, por arsyeja për të cilën ishte shpallur në kërkim, nuk dihet ende.
Por kush është Emiljano Tasho (Nina)?
27-vjeçari është një person me precedentë penalë dhe i njohur për autoritetet vendase. Ai mbahet që nga vrasja e Enton Nikës, ngjarje e ndodhur në Linzë, më 11 nëntor të vitit 2015. Gjithçka nisi për para me fajde.
Nina mbërriti në Linzë, pranë lokalit me emrin ‘Muraga’, i shoqëruar nga kushëriri i tij Ervis Martinaj, Mirsad Kuçana dhe Bujar Hasani Lika (tashmë i ndjerë).
Të katërt kërkonin Ismet Gaxherrin, pronarin e lokal ‘Muragës’, i cili u kishte para borxh. Nina qëlloi me armë zjarri e plagosi Gaxherrin. Dosja u mbyll dhe Nina u dënua.
Në vitin 2018, i riu që në atë kohë ishte 23 vjeç tronditi pushuesit në Dhërmi pasi qëlloi me armë zjarri në një klub natën. Ai qëlloi katër herë, por nuk la të lënduar. E gjithë ngjarja, sipas bluve në atë kohë, ndodhi pas një sherri mes Emilianos dhe një tjetër personi, për konflikte të hershme mes tyre.
Emiliano (Nina) Tasho është gjithashtu i përfshirë edhe në vjedhje. Më datë 30.09.2015 dhe më datë 12.03.2014, Nina marrë pjesë në dy vjedhje me armë zjarri. Njëra ishte grabitje në një supermarket.
Lini një Përgjigje