TAGS-AT E JAVËS

Kronike 6 Nëntor 2024, 20:01

E rëndë në Maliq/ Mik i familjes, 44-vjeçari abuzon prej 4 vitesh me vajzën e mitur; shpallet në kërkim nga policia

Shkruar nga Pamfleti

E rëndë në Maliq/ Mik i familjes, 44-vjeçari abuzon prej 4

Një rast i rëndë abuzimi ka ndodhur në Sheqeras të Maliqit, ku një 44 vjeçar ka abuzuar seksualisht prej 4 vitesh me një vajzë 12-vjeçare e cila sot është në moshën 16 vjeçe.

Sipas policisë, autori i identifikuar si Edison Sheme është shpallur në kërkim. E mitura ka denoncuar në prani të prindërve abuzimin, ndërsa autori ishte mik i babait të saj dhe kishin hyrje dalje familjare.

Prej 4 vitesh ai abuzonte dhe i bënte presion të miturës për të mos treguar asgjë. Marrëdhëniet e njëpasnjëshme kanë ndodhur në një magazinë në pronësi të autorit, ku dyshohet të ketë dhe kamera sigurie prej ku do merren filmime nga serveri.

Lini një Përgjigje