TAGS-AT E JAVËS

Kronike 6 Nëntor 2024, 18:16

Shqiptari trondit Gjermaninë, masakron ish-gruan me thikë në sy të 3 fëmijëve të mitur

Shkruar nga Pamfleti

Shqiptari trondit Gjermaninë, masakron ish-gruan me thikë në sy

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Gjermaninë. Një shqiptar nga Maqedonia e Veriut ka vrarë ish-bashkëshorten e tij në sy të tre fëmijëve të mitur.

Mediat gjermane raportojnë se mbrëmjen e së hënës 33-vjeçari shqiptar ka shkuar në shtëpinë e ish-gruas së tij dhe e ka goditur disa herë me thikë.

Pavarësisht ndihmës së menjëhershme të ekipit të emergjencës të cilët u njoftuann nga fqinjët, 30-vjeçarja nuk ka mundur tu mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë.

E gjitha ngjarja ka ndodhur në sy të tre fëmijëve të mitur të moshës 3,4 dhe 6 vjeç.

Autori i krimit ka tentuar të arratiset drejt Maqedonisë së Veriut pas ngjarjes, por është arrestuar nga forcat e policisë në afërsi të Ëürzburg.

Mediat raportojnë gjithashtu se 33-vjeçari njohej për dhunë e vazhdueshme në familje, ish-bashkëshortja e tij kishte amrrë dhe urdhër mbrojtjeje.

Lini një Përgjigje