TAGS-AT E JAVËS

Kronike 6 Nëntor 2024, 13:33

Plagosi ish-partneren e tij, flet nëna e 30-vjeçares në Korçë: Dje vajti në spital, ai e kishte ndjekur mbrapa

Shkruar nga Pamfleti
Plagosi ish-partneren e tij, flet nëna e 30-vjeçares në
Ilir Çami

Manderina Çela, gruaja e plagosur në Korçë nga ish-partneri i saj është në gjendje të rëndë, por jashtë rrezikut për jetën.

Ilir Çami e ka goditur më së shumti në pjesën e qafës, duke i shkaktuar plagë të rënda.

E plagosura ndodhet në reanimacion, nën kujdesin e mjekëve të spitalit të Korçës. Për momentin, bëhet me dije vetëm se gjendja e saj është e rëndë, por e stabilizuar. Gjithsesi, nuk përjashtohet mundësia që të dërgohet në kryeqyet për mjekim të specializuar.

"Futeni brenda në burg, mos e nxirrni më. Çupa e sëmurë. Çupa është e martuar, ka burrë, ka fëmijë... Me këtë kishin një muhabet më parë.

Ishte në burg më parë ai, por e nxorën. Çupa ime shkonte në spital, kishte të sëmurë djalin. Ishte një burrë atje se do e vriste çupën ai. Vajza kishte frikë të shkonte në Korçë, sepse ai e ndiqte. Ai e di që ajo ka 3 fëmijë dhe burrin e ka në Greqi, ai e bezdiste. Çupa do vdiste po mos e ndihmonin të tjerët. Ai e ndiqte mbrapa. Dje vajti në spital, ai e kishte ndjekur mbrapa. Ajo i kishte thënë “ik, se do lajmëroj policinë”, ai nuk ikte. Sot e goditi”, tregon nëna e të plagosurës.

Autori Ilia Cani ka qenë duke kaluar në rrugë, kur e ka ndaluar ish e dashura Manderina Çela. Ajo i ka kërkuar që mos e përndiqte më. Në këtë moment sherri ka agravuar dhe Cani ka nxjerrë thikën dhe ka qëlluar disa herë ish-partneren, të cilën e ka lënë në rrugë dhe është larguar.

 Autori 41-vjeçar më herët ka qenë u dënuar për përndjekje ndaj kësaj shtetase.

ilir Çami

Lini një Përgjigje