
Një grua është goditur me thikë nga ish-partneri i saj mëngjesin e sotëm, rreth orës 10:00, në lagjen nr.4 të qytetit të Korçës.
Ilia Cani mësohet se ka qenë duke kaluar në rrugë, kur ish partnerja e tij Manderina Çela e ka ndaluar dhe i ka kërkuar të mos vazhdojë ta ndjekë më.
Por në atë moment, konflikti mes tyre ka agravuar dhe 41-vjeçari ka nxjerrë thikën duke e plagosur ish-partneren. Sipas burimeve, ajo ka marrë plagë në mjekër dhe ndodhet në spital jashtë rrezikut.
Autori raportohet se është arrestuar dhe më parë për përndjekjen e ish-partneres së tij.
Ai është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Korçë, për veprime të mëtejshme procedurale.
"Rreth orës 10:00, në lagjen nr. 4, shtetasi I. Ç., 41 vjeç, dyshohet se ka goditur me mjet prerës thikë shtetasen M. Ç., e cila u dërgua për mjekim, në spital, dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Autori i dyshuar, shtetasi I. Ç.(i arrestuar dhe më parë për përndjekje të kësaj shtetaseje), është kapur nga shërbimet e Policisë dhe është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Korçë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit."-njofton policia.
Lini një Përgjigje