
Një sherr me thika ka ndodhur në Korçë, ndërsa i plagosur ka mbetur një person.
Policia ka identifikuar autorin e ngjarjes, i dyshuari Ilia Cani i cili është larguar nga vendngjarja pas plagosjes.
"Korçë/ Një plagosje me thikë në afërsi të zonës së quajtur Trekëndëshi në qytet. Mësohet se ka mbetur i dëmtuar një shtetas i cili u dërgua në spital për ndihmë mjekësore.
Ndërkohë, policia ka identifikuar autorin e ngjarjes, Ilia Cani i cili është larguar nga vendngjarja pas plagosjes.
Ndërkohë, ende nuk dihet shkaku i ngjarjes", njofton policia.
Lini një Përgjigje