TAGS-AT E JAVËS

Kronike 6 Nëntor 2024, 11:47

U godit me thikë nga ish-partneri në Korçë, flet motra e Manderina Çelës: E pashe live skenën, kishte 2 vite që e përndiqte!

Shkruar nga Pamfleti

U godit me thikë nga ish-partneri në Korçë,

Motra e Manderina Çelës e cila mbeti e plagosur me thikë nga ish-partneri i saj Ilia Çami në Korçë.

Marjana Plaka ka deklaruar se e ka parë live skenën, duke thënë se autori e shtiu në tokë dhe e goditi me thikë.

Sipas saj, ish-çifti kanë patur shumë probleme dhe se Çami e përndiqte prej 2 vitesh.

“E pashë që nga spitali, motra po kalonte rrugës së spitalit dhe ai i doli përpara, e shtriu në tokë dhe e goditi me thikë. Ka patur shumë probleme më përpara, e ndiqte prej 2 vitesh, pasi motra i dha fund lidhjes. Motra e kishte denoncuar në policia, ajo u pajis me urdhër mbrojtje por vazhdonte përsëri ta përndiqte. Autori ishte në Greqi për 4 muaj, u kthye dhe filloi prapë ta ngacmonte. Ajo dilte për punën e saj, ai se linte rehat. Motra i thoshte mos më ndiq, se jam me burrë e fëmijë. Motra ka shtruar nipin këtu, ai e pa dhe e shtriu poshtë, ia futi thikën”, tha Marjana Plaka.

Lini një Përgjigje