TAGS-AT E JAVËS

Kronike 6 Nëntor 2024, 17:34

Pjesë e grabitjes së blindave në Qafë-Kashar, futet në ‘41 Biss’ ish-komandoja Neim Avdulaj

Shkruar nga Pamfleti

Pjesë e grabitjes së blindave në Qafë-Kashar, futet në

Ish-komandoja Neim Avdulaj, është futur në regjimin “41 Biss”.

Avdylaj u fut sot në regjimin e ashpër pas kërkesës së Drejtorisë së Burgjeve, të aprovuar edhe nga SPAK. Gjithashtu kjo kërkesë ishte firmosur nga ministri i Drejtësisë Ulsi Manja.

Aktualisht nga SPAK po shqyrtohen prej javësh edhe 14 kërkesa të tjera, që po mbahen nën vëzhgim dhe janë të dënuar të sigurisë së lartë.

Avdulaj u arrestua dhe u hetua nga krimet e rënda për grabitjen e armatosur të blindave që po transportonin 3.2 milionë dollarëve në aksin Qafë-Kashar. Ai ka treguar para grupit hetimor se si u organizua plani për grabitjen e parave, duke treguar se ka qenë personi që ka dalë garant se do gjente persona të tjerë, të aftë për të kryer grabitjen.

"Shtetasi i dënuar Neim Avdulaj është futur në regjimin e veçuar për një 1 (një) vit pranë IEVP Peqin. Vendimi është marrë në kuadër të masave për sigurimin dhe mbajtjen nën kontroll të të dënuarve me rrezikshmëri të lartë, duke u bazuar në dënimin e tij prej 17 vite e 4 muaj burgim.

Avdulaj është dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, me vendim të datës 25.03.2019, i cili u la në fuqi nga Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me vendimin nr. 20, datë 12.07.2021. Ai është shpallur fajtor për veprat penale të mëposhtme:

-“Vjedhja e bankave dhe arkave të kursimit” kryer më shumë se një herë, në formën e grupit të strukturuar kriminal;

-“Mbajtje pa leje dhe prodhim i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit,” kryer në mënyrë të përsëritur, në formën e grupit të strukturuar kriminal;

-“Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal.”", tha Drejtoria e Burgjeve.

 

Lini një Përgjigje