TAGS-AT E JAVËS

Kronike 6 Nëntor 2024, 18:06

Mbeti i plagosur nga përplasja me kamionin, ndërron jetë 35-vjeçari në Korçë

Shkruar nga Pamfleti

Mbeti i plagosur nga përplasja me kamionin, ndërron jetë

Ndërron jetë shoferi i cili mbeti i plagosur nga aksidenti i sotëm në aksin Korçë-Maliq në afërsi të urës së Bulgarecit.

35-vjeçari me inicialet K.N, shoferi i automjetit ndërroi jetë pas përplasjes së fortë me një kamion. Si pasojë e aksidentit, ka mbetur i plagosur pasagjeri i mjetit tip “Chervolet” me inicialet E.DH.

“Rreth orës 17:05, në aksin rrugor "Korçë- Pogradec" në afërsi të fshatit Bulgarec, një kamion me drejtues shtetasin I. P.,  është përplasur me një automjet tip "Chevrolet".

Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë shtetasi K. N., rreth 35 vjeç,  drejtuesi i automjetit tip "Chevrolet", dhe ka ngelur i dëmtuar pasagjeri në këtë mjet shtetasi E. Dh.,  i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vend ngjarje për zbardhjen e rrethanave  dhe shkakut të aksidentit”, njoftoi policia.

 

Lini një Përgjigje