TAGS-AT E JAVËS

Kronike22 Nëntor 2023, 18:19

Dosja e SPAK/ Erzen Breçani njihej prej vitesh me Bujar Gërmizin, si siguroi celularin e enkriptuar dhe dalja në skenë e Nuredin Dumanit

Shkruar nga Pamfleti
Dosja e SPAK/ Erzen Breçani njihej prej vitesh me Bujar Gërmizin, si
Gjoni, Dumani, Breçani dhe Gërmizi

Në dosje del dhe një tjetër emër, 49 vjeçari Ismali Zeneli nga Shemria e Kukësit. Ai dyshohet për kryerjen e veprës penale të "Trafikimi i narkotikëve", në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal në dy raste...

Zbardhen të tjera detaje nga dosja e SPAK, ku u arrestuan Erzen Breçani me shefin e krimeve te Komisariatit 6.

Sipas dosjes hetimore, Erzen Breçani dhe Bujar Gërmizi njihen prej shumë vitesh për shkak se Bujar Gërmizi vinte nga radhët e policisë dhe vinte nga radhët e Forcave Speciale.

Bujar Gërmizi në atë kohë ishte njeriu që mbështeste dhe strehonte të penduarin e drejtësisë Nuredin Dumani.

Gërmizi, që konsiderohet si i forti i Kukësit, dyshohet se ka ndihmuar Nuredin Dumanin, që edhe pse ishte në kërkim të kalojë disa herë pikën kufitare të Morinës duke hyrë në territorin e Kosovës dhe anasjelltas pa probleme.

Një moment thuhet që Gërmizi i ka dhënë një celular të enkriptuar Erzen Breçanit, celular i cili është rimbushur kur është përdorur më herët nga Dumani. Djali i tij, Eralb Breçani është po ashtu mes personave të kërkuar.

Në dosje del dhe një tjetër emër, 49 vjeçari Ismali Zeneli nga Shemria e Kukësit. Ai dyshohet për kryerjen e veprës penale të "Trafikimi i narkotikëve", në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal në dy raste.

Sekuestrimi i sasisë prej 446 kg kokainë në Hollandë në datën 5 janar 2021 dhe sekuestrimi i sasisë prej 69 kg kokainë në Brazil në datën 18 shkurt 2021.

Gjithashtu ai dyshohet dhe për sigurimin e kushteve dhe materialeve për kryerjen e vrasjes në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar tinal në dëm të Albert e Edmond Nelës.

Grupi kriminal është zbërthyer përmes aplikacionit “SKY Ecc” dhe SPAK lëshoi 11 urdhër arreste ditën e hënë.

Në pranga është vendosur Erzen Breçani, ish-nëndrejtor i policisë së Tiranës, si edhe është shpallur në kërkim djali i tij, Eralbin. Masa e sigurimit personal është vendosur për Jonida Babameto, oficere e drejtorisë së kufirit dhe migracionit.

Ndërsa është arrestuar edhe shefi i Krimeve të Komisariatit nr. 6, në Tiranë, Dedan Gjoni për krijim kushtesh për vrasje.

Në kërkim në kuadër të këtij operacioni është shpallur në kërkim Ervin Mata, ndaj të cilit është lëshuar masë sigurie për trafik droge.

Ndaj tyre rëndojnë akuzat si “Grup i strukturuar kriminal”, “pastrim parash”, “trafik droge” dhe “sigurim i kushteve për vrasje”.

Lini një Përgjigje