Detaje të reja kanë dalë nga operacioni i SPAK, në të cilin ranë në pranga ish drejtuesi i policisë, Erzen Breçani dhe shefi i Krimeve në komisariatin numër 6, Dedan Gjoni, së bashku me shumë të tjerë.
Sipas informacioneve dy prej të arrestuarve nga SPAK për pjesëmarrje në grup kriminal, Bujar Germizi dhe Besmir Mustafi kanë bashkëpunuar me shefin e Krimeve në komisariatin numër 6, Dedan Gjonin në tentativën për vrasjen e 2 vëllezërve që jetojnë në Britaninë e Madhe.
Sipas informacioneve dy vëllezërit që kanë dashur të vrasin janë Albert dhe Edmond Nela dhe dyshohet se shkak ishte bërë konflikti për trafikun e lëndëve narkotike.
Kujtojmë se Dedan Gjoni është në akuzë për ‘Trafik narkotikësh’, ‘Grupi i strukturuar kriminal’, ‘Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal’, "Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje" dhe 'Shpërdorim detyre'.
“Për kryerjen e veprës penale të "Trafikimi i narkotikëve”, në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal (të një sasie prej 150 kg lëndë narkotike të llojit canabis sativa nga Spanja për në Gjermani me datë 03.11.2020), "Grupi i strukturuar kriminal" dhe "Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal", parashikuar nga neni 283/a-28/4, 333/a dhe 334 i K.Penal.
Për kryerjen e veprës penale të "Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje", në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal (në dëm të shtetasit Albert e Edmond Nela), "Grupi i strukturuar kriminal" dhe "Kryerja e veprave në kuadër të grupit të strukturuar kriminal", parashikuar nga neni 80-28/4, 333/a dhe 334 i K.Penal. c. Per kryerje 104 penale të "Shpërdorimi i detyrës”, thuhet në dosje.
Lini një Përgjigje