TAGS-AT E JAVËS

Kronike22 Nëntor 2023, 15:39

Korrupsioni në Morinë, GJKKO dënon 25 efektivë policie me 47 vite burg në total; 7 të tjerë të pafajshëm

Shkruar nga Pamfleti

Korrupsioni në Morinë, GJKKO dënon 25 efektivë policie me 47

Gjykata e Posaçme ka dënuar me 47 vite burg në total 25 efektivë police të pikës kufitare të Morinës. Bëhet fjalë për një ngjarje të ndodhur në prill të një viti më parë. Në pranga ranë 32 efketivë, pasi akuzoheshin se merrnin ryshfet për kalime në këtë pikë kufitare.

Gjykata dha dënime nga 1 vit deri në 2 vite burgim për 25 të pandehurit për veprat penale ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike dhe korrupsion pasiv. Ndërkohë 7 të tjerë u shpallën të pafajshëm.

Por pavarësisht dënimeve të dhëna, asnjë prej 25 personave të dënuar nuk do të qëndrojnë në burg, pasi ata kanë përfituar ulje nga gjykimi i shkurtuar dhe koha e arrestit.

Efektivët u arrestuan në Prill të 2022 dhe sipas SPAK hetimet 1-vjeçare dokumentuan 312 raste të veprimeve korruptive të kryera prej tyre në pikën kufitare të Morinës.

Në rastet e zbardhura, rezultonte se policët favorizonin persona të ndryshëm për futjen e mallrave kontrabandë, persona që trafikonin automjete, sende të tjera të kundërligjshme, si dhe ndihmonin për të kaluar kufirin persona me problematika ligjore dhe mungesa në dokumente.

Vendimi i gjykatës:

Laert Sulo 2 vite burg

Ani Hoxholli 2 vite burg

Halim shehu 2 vite burg

Arben Kastrati 2 vite burg

Arjan Sokoli 2 vite burg

Dashnor Braha 2 vite burg

Elidjana Toccilla 2 vite burg

Endrit Uka 2 vite burg

Fatri Iseberi 2 vite burg

Fatri Braha 2 vite burg

Gëzim Duraku 2 vite burg

Haqif halilaj 2 vite burg

Kapllan Dogjani 2 vite burg

Mimoza Shahinaj 2 vite burg

Muhamet Cengu 2 vite burg

Rezarta Lako 2 vite burg

Urim lami 2 vite burg

Vehbi Nerguti 2 vite burg

Vojsava Selmani 2 vite burg

Xhuljana Maskutaj 2 vite burg

Bedri Duraku 2 vite burg

Arben Gocci 2 vite burg

Altin Jashari 1 vit burg

Xhafer Elezi 1 vit burg

Sazan Ibra 1 vit burg

Amilton Asllanaj i pafajshëm

Arta Rredhaj i pafajshëm

Avni Tërshalla i pafajshëm

Reni Dokolli i pafajshëm

Shpëtim Cenaj i pafajshëm

Sulë Onuzi i pafajshëm

Klevis Salkurti i pafajshëm

Lini një Përgjigje