
Është arrestuar 41 vjeçari Orest Kalo, pronari i mjetit tip “Benz” me të cilin qarkullonin 3 të miturit që u aksidentuan mbrëmjen e djeshme në aksin Stjar-Bakaj.
Gjithashtu është marrë masa ndjekje në gjendje të lirë për djalin e tij, Orgest Kalo 14 vjeç i cili drejtonte mjetin.
Mësohet se gjendja e tre të rinjve që u transportuan në spitalin e Traumës tani është e qëndrueshme.
Frenki Hamiti 13 vjeç dhe Orest Kalo 14 vjeç u dërguan me ambulancë në mesnate, ndërkohë që 14-vjeçari Arjol Dervishaj, djali që u aksidentua më rëndë dhe për arsye të gjendjes së tij është transportuar mëngjesin e sotëm me helikopter drejt spitalit të Traumës.
"Rreth orës 19:25, në afërsi të fshatit Bajkaj, Delvinë, dyshohet se një shtetas i mitur, duke drejtuar një automjet tip “Benz”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe automjeti ka dalë nga rruga.
Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar shtetasi që dyshohet se drejtonte automjetin dhe 2 shtetas të tjerë të mitur që udhëtonin në automjet (të moshave 13-15 vjeç), të cilët janë transportuar në spital dhe ndodhen në kujdesin e mjekëve.
Policia ka bllokuar automjetin, i cili dyshohet se është në pronësi të babait të njërit prej shtetasve të mitur. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit", njoftoi policia.
Lini një Përgjigje