TAGS-AT E JAVËS

Kronike21 Nëntor 2023, 20:49

Aksidenti i rëndë në Sarandë, tre të mitur përfundojnë në përrua; njëri në gjendje kritike për jetën

Shkruar nga Pamfleti
Aksidenti i rëndë në Sarandë, tre të mitur
Foto ilustruese

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Sarandë. Tre të miturit të moshave 13 dhe 14 vjeç duke udhëtuar me një mjet tip ‘Benz’ kanë dalë nga rruga dhe kanë përfunduar në një përrua.

Menjëherë kanë shkuar në vendngjarje ambulancat dhe janë transportuar me urgjencë në spitalin e Sarandës.

Të miturit janë me inicialet A.D-14 vjeç. F.H-13 vjeç dhe E.K-14 vjeç.

14 vjeçari A.D, ndodhet në gjendje të rëndë. Sipas bluzave të bardha, i mituri me inicialet A.D ndodhet në intubim pasi dyshohet për goditje të rëndë në kokë.

Policia ndodhet në vendngjarje për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes.

"Rreth orës 19:25, në afërsi të fshatit Bajkaj, Delvinë, dyshohet se një shtetas i mitur, duke drejtuar një automjet tip “Benz”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe automjeti ka dalë nga rruga.

Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar shtetasi që dyshohet se drejtonte automjetin dhe 2 shtetas të tjerë të mitur që udhëtonin në automjet (të moshave 13-15 vjeç), të cilët janë transportuar në spital dhe ndodhen në kujdesin e mjekëve.

Policia ka bllokuar automjetin, i cili dyshohet se është në pronësi të babait të njërit prej shtetasve të mitur.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit", njoftoi policia.

aksident sarande te mitur

Lini një Përgjigje