TAGS-AT E JAVËS

Kronike22 Nëntor 2023, 08:39

U plagosën mbrëmë në aksident në Sarandë, 3 të miturit transportohen me urgjencë drejt Traumës

Shkruar nga Pamfleti

U plagosën mbrëmë në aksident në Sarandë, 3

Adoleshentët e aksidentuar mbrëmjen e së martës në aksin rrugor Stjar-Bajkaj, janë nisur për mjekim të specializuar drejt spitalit të Traumës.

Frenki Hamiti 13 vjeç dhe Orest Kalo 14 vjeç u dërguan me ambulancë në mesnate, ndërkohë që 14-vjeçari Arjol Dervishaj, djali që u aksidentua më rëndë dhe për arsye të gjendjes së tij është transportuar mëngjesin e sotëm me helikopter drejt spitalit të Traumës.

"Rreth orës 19:25, në afërsi të fshatit Bajkaj, Delvinë, dyshohet se një shtetas i mitur, duke drejtuar një automjet tip “Benz”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe automjeti ka dalë nga rruga.

Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar shtetasi që dyshohet se drejtonte automjetin dhe 2 shtetas të tjerë të mitur që udhëtonin në automjet (të moshave 13-15 vjeç), të cilët janë transportuar në spital dhe ndodhen në kujdesin e mjekëve.

Policia ka bllokuar automjetin, i cili dyshohet se është në pronësi të babait të njërit prej shtetasve të mitur. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit", njoftoi policia.

Lini një Përgjigje