
Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Kavajë-Durrës, ku një automjet ka përplasur për vdekje një këmbësor.
Viktima ende nuk është identifikuar ndërsa drejtuesi i mjetit, 27-vjeçar është shoqëruar në polici për veprime të mëtejshme.
Ndërkohë që policia dhe grupi hetimor ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur shkaqet e aksidentit.
“Kavajë/Informacion paraprak/ Në aksin rrugor Kavajë-Durrës, një automjet me drejtues shtetasin T. S., rreth 27 vjeç, ka aksidentuar një shtetas këmbësor ende të paidentifikuar, i cili ka humbur jetën menjëherë në vendngjarje.
Drejtuesi i automjetit shtetasi T. S, është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Kavajë për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit dhe identifikimin e shtetasit që humbi jetën”, njofton policia.
Lini një Përgjigje