
Zbardhen detajet se si shefi i krimeve në Komisariatin nr.6 Dedan Gjoni bashkë me, Bujar Germizin dhe Besmir Mustafin planifikuan vrasjen e vëllezërve Albert dhe Edmond Nela.
Sipas dosjes hetimore, Dedan Gjoni ka ndjekur motrën dhe nënën e dy vëllezërve, dhe ka tentuar t’ju vërë GPS në makinë, ndërsa po ashtu ka nxjerrë nga sistemi TIMS të dhënat për Albert dhe Edmond Nelën.
Vrasja nuk është realizuar, pasi nuk arrijnë t’i gjejnë vendndodhjen e dy vëllezërve.
Lini një Përgjigje