TAGS-AT E JAVËS

Kronike22 Nëntor 2023, 17:02

Aksioni i SPAK/ U akuzuan në Angli për eliminimin e Xhem Krasniqit, zbulohet e shkuara e dy vëllezërve që synohej të vriteshin

Shkruar nga Pamfleti

Aksioni i SPAK/ U akuzuan në Angli për eliminimin e Xhem Krasniqit,

31-vjeçari Xhem Krasniqi u qëllua në bark në Church Road, ndërsa vëllai i Krasniqit dhe nipi i tij u qëlluan gjithashtu, por u shpëtuan plumbave....

Zbardhen emrat e dy vëllezërve që shefi i krimeve në Komisariatin nr. 6 në Tiranë Dedan Gjoni, bashkë me, Bujar Germizin dhe Besmir Mustafin bënë plan për t'i eliminuar. Ata janë Albert e Edmond Nela nga Kukësi, dy emra të njohur në Britani.

Ata janë akuzuar në vitin 2013 si të përfshirë në vrasjen e një tjetër shqiptari, të identifkuar në atë kohë si Xhem Krasniqi, punëtor skele me banim në zonën e Kentit.

31-vjeçari Xhem Krasniqi u qëllua në bark në Church Road, ndërsa vëllai i Krasniqit dhe nipi i tij u qëlluan gjithashtu, por u shpëtuan plumbave. Viktima, që jetonte në Kent, po vizitonte familjen e tij në Brighton së bashku me gruan dhe dy fëmijët e tij. Ai, së bashku me vëllain dhe nipin, po ecnin në rrugë në momentin kur tre persona u shfaqën para tyre dhe hapën zjarr. Krasniqi u dërgua në Royal Sussex Country Hostpital, por vdiq pak orë më vonë. Viktima kishte më se gjashtë vjet që jetonte në Britani së bashku me gruan dhe dy fëmijët.

Aksioni i SPAK/ U akuzuan në Angli për eliminimin e Xhem Krasniqit,
Albert e Edmond Nela

Dy vëllezërit Albert e Edmond Nela u shpallën në kërkim si autorë të dyshuar. Më pas Edmondi u arrestua në Itali, ndërsa vëllai në Angli. Por Edmond Nela u lirua nga akuzat, pasi nuk u gjetën prova se ishte ai që qëlloi.

Sa i takon aksionit të SPAK, në kuadër të tij u arrestuan Dedan Gjoni, oficer policie dhe Erzen Breçani, ish-zyrtar i policisë, si dhe u shpall në kërkim Ervin Mata, djali i Erzen Breçanit, Eralbi Breçani si dhe u shpallën në kërkim disa persona të tjerë.

Sipas dosjes hetimore, Dedan Gjoni kryen veprime aktive duke ndjekur motrën dhe nënën e dy vëllezërve, tenton t’ju vërë GPS në makinë, ndërsa nxjerr nga sistemi TIMS të dhënat për Albert dhe Edmond Nelën.

Vrasja nuk realizohet, pasi nuk arrijnë t’i gjejnë vendndodhjen e dy vëllezërve. Ndërkohë, Ismail Zeneli rezulton person kyç në trafikun e drogës nga Brazili dhe Ekuadori në drejtim të vendeve të BE-së dhe bashkëpunon ngushtë me Eralbi Breçanin. /Pamfleti

Aksioni i SPAK/ U akuzuan në Angli për eliminimin e Xhem Krasniqit,
Xhem Krasniqi

Lini një Përgjigje