
Nga bisedat e transkiptuara në Sky rezulton se personat e akuzuar përdorin nofka të ndryshme madje në disa raste, disa prej tyre nuk janë identifikuar.
Pak nga pak po dalin në dritë të gjitha detajet lidhur me operacioni e fundit të SPAK që u finalizua me arrestimin e 4 personave dhe shpalljen në kërkim të 5 të tjerëve. Mes të arrestuarve ishte dhe ish drejtuesi i policisë, Erzen Breçani dhe shefi i Krimeve në komisariatin numër 6, Dedan Gjoni.
Nga bisedat e transkiptuara në Sky rezulton se personat e akuzuar përdorin nofka të ndryshme madje në disa raste, disa prej tyre nuk janë identifikuar.
Krahas nofkave që SPAK ka arritur të identifikojë që i përkasin personave të arrestuar si “ daja”, “dajloki” , “transporter”, “boli”, “toni”, “Kukësi” rezultojnë në biseda dhe individë të paidentifikuar me nofkën “elb” ose “elb nissan“.
Nga bisedat e zbërthyera gjithashtu përmenden edhe persona me nofkat “batman“, “lambo“ , “beratsi”.
Sipas hetimeve të SPAK ka rezultuar se në këto biseda flitej për ngarkesa të mëdha kokaine nga 200 kg deri në 1 ton dhe organizoheshin të niseshin nga Ekuadori, Brazili apo Kolumbia drejt Roterdamit në Holandë ose Anversë në Belgjikë.
Madje gjatë një prej bisedimeve të zbërthyera në Sky ECC, Ervin Mata i shpallur në kërkim nga SPAK, komunikon në gjuhë të huaj dhe nga biseda e zhvilluar dyshohet se ka trafikuar një sasi prej 250 kg lëndë narkotike nga Brazili për në aeroportin e Frankfurtit në Gjermani. Gjatë bisedës Ervin Mata u tregon bashkëpunëtorëve të tij se i është sekuestruar sasia prej 250 kg kokainë, në aeroportin e Frankfurtit.
"Rezulton se në muajin Shtator 2020, përdoruesi i SkyECC, i identifikuar si Ervin Luan Mata, bashkëbisedon në gjuhë të huaj në grup chat-in e emërtuar. Nga biseda e zhvilluar dyshohet se ky shtetas në bashkëpunim me përdorues të tjerë SkyECC, pjesëmarrës në grup chat, kanë trafikuar një sasi prej 250 kg lëndë narkotike kokainë nga Brazili për në aeroportin e Frankfurt am Main-Gjermani.
Lidhur me këtë bisedë, evidentohen edhe biseda të datës 29.09.2020 me përdorues të tjerë shqipfolës, ku shtetasi Ervin Mata i tregon që i janë kapur dhe sekuestruar një sasi prej 250 kg, sasi e cila lidhur me problematikën e nxjerrjes nga aeroporti dhe mbërritjen në Frankfurt diskuton edhe në grup chat-in. Më datë 29.09.2020, Ervin Mata komunikon me përdoruesin e paidentifikuar AOSHUI dhe i tregon që i janë kapur një sasi prej 250 kg në Frankfurt dhe pret që të nesërmen të dalë në gazetë. Ata shkëmbejnë mesazhet: "...Ili un e shes me 35... Ramazanit ma ka pagu 34. Ato mund ta duan dhe ner heletik Pom!”, thuhet në një pjesë nga dosja.
Ende priten zhvillime të tjera lidhur me operacionin, ndërkohë që nesër do të dalin para gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë Erzen Breçani, Bujar Ajeti i njohur dhe me mbiemrin Germizi, Dedan Gjoni dhe Besmir Murtati, të gjithë të arrestuar pas aksioni të SPAK dy ditë më parë./Pamfleti
Lini një Përgjigje