TAGS-AT E JAVËS

Kronike23 Mars 2026, 09:55

Detaje nga aksidenti me 3 viktima në Vlorë, ‘Ford’-i i pozicionuar gabim u përplas nga ‘Benz’-i që ecte me 120 km/h

Shkruar nga Pamfleti

Detaje nga aksidenti me 3 viktima në Vlorë, ‘Ford’-i i

Një aksident i rëndë rrugor me pasojë tri viktima ka tronditur Vlorën, ndërsa hetimet paraprake hedhin dyshime mbi shkaqet që çuan në këtë tragjedi.

Sipas të dhënave paraprake, një prej mjeteve, tip “Ford”, dyshohet se ishte i ndalur ose i pozicionuar në mënyrë të gabuar në mes të rrugës, duke krijuar rrezik për qarkullimin.

Ndërkohë, automjeti tjetër, tip “Benz”, dyshohet se po lëvizte me shpejtësi mbi normat e lejuara, rreth 110–120 km/h, në një segment ku kufizimi është 80 km/h.

Paraprakisht mendohet se kombinimi i këtyre faktorëve, pozicionimi i gabuar i mjetit dhe tejkalimi i shpejtësisë, mund të ketë çuar në përplasjen fatale.

 

Lini një Përgjigje