Një aksident rrugor me 2 të vdekur dhe 1 të plagosur rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Vlorë.
Një aksident i rëndë me pasojë vdekje ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Vlorë. Raportohet se si pasojë e aksidentit 2 persona kanë humbur jetën ndërsa një tjetër ka mbetur i plagosur rëndë.
Mësohet se dy automjete, një tip “Benz” dhe një mjet tjetër tip “Ford”, janë përplasur me njëri-tjetrin në aksin Vlorë–Kotë, në zonën e fshatit Drashovicë, përgjatë rrugës së lumit të Vlorës.

Raportohet se si pasojë e përplasjes së fortë, të dy drejtuesit e mjeteve kanë humbur jetën në vendngjarje. Ndërkohë, një person i tretë ka mbetur i plagosur rëndë dhe është transportuar me urgjencë drejt spitalit, ku po merr ndihmë mjekësore.
Viktimat janë Adi Alushaj, rreth të 30-ave dhe Esat Brahimaj, rreth të 40-ave.
Ndërkohë, pasagjeri Andrea Begaj ka mbetur i plagosur
Në vendngjarje ndodhen forcat e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.

Lini një Përgjigje