Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e kësaj të diele në Tiranë, ku ka humbur jetën një 28-vjeçar.
Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Baldushk–Vishnje, ku shtetasi me iniciale B. Z. dyshohet se ka humbur kontrollin e motomjetit që drejtonte dhe është përplasur me barrierat anësore të rrugës.
Si pasojë e përplasjes, i riu ka ndërruar jetë në vend. Ndërkohë, grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
"Më datë 22.03.2026, rreth orës 13:50, në aksin rrugor Baldushk–Vishnje, shtetasi B. Z., rreth 28 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motomjetit dhe motomjeti është përplasur me barrierat anësore të rrugës. Si pasojë 28-vjeçari ka humbur jetën.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.", njofton policia.
Lini një Përgjigje