I shumëkërkuari për atenatine Rinasit, Ylli Zalla, ka thyer heshtjen nga arratia. Përmes një video-mesazhi dhe një dëshmie të hollësishme me shkrim, ai mohon në mënyrë kategorike përfshirjen në atentatin e ndodhur në Rinas më 11 nëntor 2025.
Në deklaratën e tij, Zalla pretendon se po akuzohet padrejtësisht për vrasjen e Gilmando Danit dhe Muçi Shaljanit (ndërroi jetë në spital disa ditë pas atentatit), duke theksuar se nuk ka pasur asnjë rol në këtë ngjarje.
“Jam i pafajshëm dhe nuk kam asnjë lidhje me atentatin. Policia po më implikon padrejtësisht dhe kjo situatë po më fut në gjakmarrje”, shprehet ai për JOQ.
Ai hedh akuza edhe ndaj Policisë së Shtetit, duke pretenduar se hetimet nuk janë kryer siç duhet dhe se provat, sipas tij, janë manipuluar ose keqinterpretuar. Sipas Zallës, armët dhe municionet e gjetura në banesën e tij janë të vjetra, të mbetura që nga trazirat e vitit 1997, për të cilat thotë se ka kryer dënimin.
Nga ana tjetër, Policia dyshon se 48-vjeçari ka ndihmuar autorët e atentatit, ndërsa gjatë kontrolleve në banesën e tij janë gjetur armë, eksplozivë dhe mijëra fishekë. Ai rezulton i shpallur në kërkim dhe me precedentë penalë për armëmbajtje pa leje dhe lëndë plasëse.
Pavarësisht akuzave, Zalla këmbëngul se e vërteta do të dalë dhe u bën thirrje autoriteteve të zbardhin ngjarjen dhe të identifikojnë autorët e vërtetë.
Pra: denim i kryer por armet qenkan prape ne shtepi. Sikur s'shkon.
O miko Ai që tka bo tekstin ka mor lekët por ti mso me lexu i her . Ti o Yll i shuar ke dor aty dhe e di shum mir pse ,ku ,si ,qysh e tek. Meqë ti paske bo burg për ato arm o bole ,si ka munsi që si paska sekuestrru shteti?? Kshu o Ylli Shuar i paç lon uratën kalamojve se ty ta kan pre biletën vetëm vajtje.