Policia e Vlorës, në bashkëpunim me Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe Policinë Rrugore, ka zhvilluar kontrolle të shtuara në hyrje të qytetit, në kuadër të masave për garantimin e sigurisë dhe parandalimin e paligjshmërisë.
Gjatë operacionit janë ndaluar dhe kontrolluar automjete të ndryshme, ku efektivët kanë verifikuar dokumentacionin dhe identitetin e personave në çdo mjet që hynte në qytet.
Fokusi i kontrolleve ka qenë tek mjetet e reja dhe individët e konsideruar me rrezikshmëri, si dhe tek evidentimi i personave të shpallur në kërkim. Paralelisht, janë kryer kontrolle për parandalimin e transportit të sendeve të jashtëligjshme.
Sipas burimeve policore, gjatë aksionit janë konstatuar edhe disa shkelje të qarkullimit rrugor, për të cilat janë vendosur masa administrative me gjoba.
Operacioni është pjesë e kontrolleve të përforcuara që po zhvillohen në qytete të ndryshme, ndërsa autoritetet bëjnë me dije se verifikimet do të vijojnë edhe në ditët në vijim.
Lini një Përgjigje