TAGS-AT E JAVËS

Kronike23 Mars 2026, 06:53

Aksidenti i rëndë në Vlorë, rëndohet bilanci; shkon në 3 numri i viktimave

Shkruar nga Pamfleti
Aksidenti i rëndë në Vlorë, rëndohet bilanci; shkon
Pamje nga aksidenti

Rëndohet bilanci i viktimave si pasojë e aksidentit të rëndë të ndodhur mbrëmjen e së dielës në afërsi të fshatit Drashovicë në Vlorë.

Disa orë pas aksidentit ka humbur jetën edhe personi që mbeti i plagosur nga përplasja e dy mjeteve, i identifikuar si Andrea Begaj.

Ky i fundit mësohet se ishte pasagjer në një nga dy mjetet që u përplasën. Viktimat e para të aksidentit ishin Adi Alushaj dhe Esat Brahimaj, drejtues të dy mjeteve që u përplasën kokë më kokë.

Në aksident u përfshinë dy mjete, Benz dhe Audi, ndërsa dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia e lartë me të cilën automjetet lëviznin. Aksidenti ndodhi rreth orës 20:55 në aksin Vlorë–Kotë, në zonën e njohur si “Ura e Vidicës”.

Aksidenti i rëndë në Vlorë, rëndohet bilanci; shkon

Policia në njoftimin paraprak për ngjarjen bëri të ditur se drejtuesit e mjeteve humbën jetën në vendin e aksidentit, ndërkohë që një person i 3-të u transportuar në spital në gjendje të rëndë shëndetësore. Disa orë më pas edhe ai nuk mundi t'i mbijetojë dëmtimeve. 

vlore aksidenti viktima

Lini një Përgjigje