TAGS-AT E JAVËS

Kronike30 Qershor 2023, 12:32

Asgjësohen 297 bimë narkotike kanabis në Tropojë, nën hetim kryetari i fshatit

Shkruar nga Pamfleti

Asgjësohen 297 bimë narkotike kanabis në Tropojë, nën

Policia e Tropojës ka sekuestruar 297 bimë kanabis në kuadër të një operacioni antikanabis të koduar ‘Bjeshkët e Namuna’.

Nga kontrolli i policisë në zonat e thella malore, me ndihmë të dronëve, në territorin e fshatit Gjonpepaj, janë gjetur të kultivuara 297 bimë kanabis, të cilat u asgjësuan nëpërmjet djegies.

Policia ka hetuar në gjendje të lirë shtetasin P.U., kryetari i fshatit Gjonpepaj, i cili dyshohet për veprat penale "Shpërdorimi i detyrës" dhe "Moskallëzimi i krimit".

Vijojnë veprimet hetimore, me qëllim identifikimin dhe arrestimin e autorit/ëve të kësaj veprimtarie kriminale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.

kanabis asgjesim tropoje

Lini një Përgjigje