TAGS-AT E JAVËS

Kronike30 Qershor 2023, 11:58

Me armë në brez në lokal, arrestohet 34-vjeçari në Durrës

Shkruar nga Pamfleti

Me armë në brez në lokal, arrestohet 34-vjeçari në

Bojken Suli është arrestuar nga policia e Durrësit pasi është kapur më armë pistoletë pa leje.

34-vjeçari banues në Kuçovë, u arrestua në një lokal në lagjen ‘Perimore’ në Sukth, teksa mbante me vete një armë zjarri pistoletë, e cila iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

‘Me armë zjarri me vete teksa qëndronte në një lokal në Sukth, arrestohet 34-vjeçari. Falë informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, si dhe në kuadër të monitorimit të vazhdueshëm të situatës në nivel qarku, me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive, shërbimet operacionale dhe ato të Forcës së Posaçme “Shqiponja” të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Klienti”, në kuadër të të cilit u godit një rast i mbajtjes pa leje të armëve të zjarrit.

Për këtë rast u arrestua shtetasi B. S., 34 vjeç, banues në Kuçovë. 34-vjeçari u kap në flagrancë, në një lokal në lagjen “Perimore”, Sukth, teksa mbante me vete një armë zjarri pistoletë, e cila iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.', njofton policia.

arme durres lokal

Lini një Përgjigje